Pep Guardiola humbi ndeshjen kundër Barcelonës në mesjavë me rezultatin 4-0, ndërsa kjo ka bërë që opinioni sportiv anglez t’i vihet kundër. Ndërsa në ditët e fundit ironia me të në rrjetet sociale sa vjen dhe bëhet më e madhe.
Në foton e montuar që tashmë shfaqet në rrjetet sociale, shihen dy pamje: Guardiola trajner i Bayern dhe tashmë trajner i Manchester City. Diçka nuk shkon, sepse në një foto shihet i pasur, te Bayern dhe në një foto i varfër te Manchester City. Pikërisht këtu qëndron ironia, e cila lidhet me rezultatet, sepse ka shpenzuar më shumë te City dhe nuk po ecën para.