Dy vjet më parë do të dukej e pabesueshme për t’u menduar e jo më të ndodhte që Nderim Nexhipi të vendosej kundër Partizanit. Në momentin e tij më të mirë, 2 sezone më parë, fantazisti ishte idhulli i tifozërisë së kuqe dhe shënonte pothuajse në çdo derbi.
Tashmë do të kërkojë të ndëshkojë Partizanin me Korabin, për më tepër në shtëpinë e Tiranës, në “Selman Stërmasi”. Ish-kapiteni është shpresa e dibranëve për të marrë rezultat pozitiv kundër të kuqve.
Por, jo vetëm Nexhipi është një ish-lojtar i Partizanit që luan me Korabin. Edhe Sebino Plaku ka luajtur me të kuqtë dhe tashmë me dibranët do të kërkojë të rikthehet te goli duke lënë pas makthin e shtyllave dhe të fatit të keq që e ka ndjekur në sfidat e fundit.