Interi fitoi 6-1 me Bologna, në një takim të vlefshëm për Serie A. Trajneri i zikaltërve, Inzaghi ka folur për mediet pas takimit. Ai tha se kishte përgëzuar lojtarët pas takimit. Gjithashtu, u shpreh se kishte frikë pas asaj humbje me Real Madrid.
“Kisha frikë nga kjo lojë, sepse pas së mërkurës kundër Real Madridit ku meritonim më shumë, kishte njëfarë shqetësimi. Për fat të mirë, djemtë morën qasjen e duhur që në fillim.Ndonjëherë ju duhet të analizoni një lojë pa shikuar rezultatin. I përgëzova djemtë për mënyrën se si luajtëm kundër Real Madridit, por më pas i thashë sepse nuk mund të humbasësh pasi të krijosh kaq shumë shanse” – tha ai.