Vllaznia njihet për nxjerrjen e talenteve të shumtë ku një ndër të fundit është edhe kapiteni aktual i 19 vjeçarëve shkodranë, Arsaed Rahova. Në intervistën e tij për Newsport.al mesfushori flet për ndeshjet e Champions League të të rinjve, objektivat e ekipit si dhe ëndrrat e tij në të ardhmen.
-Si e prisni ndeshjen e kthimit me ekipin e Zimbrus ?
Ndeshja do jetë e vështirë pas asaj humbjeje në Moldavi. Por unë kam besimin e plotë se ne mund t’ia dalim. Them se tifozeria shkodrane do jetë një faktor plus në ndihmën për kualifikimin në fazën tjetër.
-Si duket ekipi në prag të këtij takimi kaq të rëndësishëm ?
Ekipin e shoh shumë të motivuar dhe të gatshëm për këtë ndeshje. Gjithë japin maksimumin në stërvitje dhe kanë një dëshirë të jashtëzakonshme për kualifikim. Them se jemi në rrugën e duhur.
-Objektivat e ekipit në të ardhmen ?
Si fillim ne duam kaulifikimin në raundin tjetër të Champions League. Më pas normalisht që kërkojmë të jemi sërish kampionë Shqipërie. Këto janë dy objektivat kryesorë që kemi. Si fillim të kualifikohemi, do ishte historike.
-Kur mund të presim një debutim të Rahovës me Vllazninë në Superiore ?
Normalisht ajo është ëndrra ime. Punoj çdo ditë që të arrij atë ëndërr dhe uroj që të jetë sa më afër dita kur të debutoj me Vllazninë. Një ëndërr tjetër është edhe Kombëtarja e Shqipërisë.
-Ti je kapiteni i ekipit të 19 vjeçarëve, iu peshon shiriti në krah ?
Shiriti i kapitenit ështe diçka që më bën krenar. Ai shirit më jep më tepër përgjegjësi për veten, ekipin dhe shkokët e skuadrës. Ndihem mirë si kapiten i ekipit.
-Në fund kush është idhulli juaj në futbollin botëror ?
Idhulli im është Sergio Busquests. Mund të duket e çuditshme sepse gjithë thonë Messi e Ronaldo por ai mua më duket një mesfushor perfekt dhe do doja t’i afrohesha sadopak nivelit të tij. /Endri Çinari/