Sot, klubi i Partizani ka konfirmuar ndërprerjen e marrëdhënies me mbrojtësin, Arbnor Fejzullahi. 25-vjeçari i ka dhënë fund eksperiencës me “Demat e Kuq” dhe së fundmi është hedhur në kërkim të një tjetër ekipi, që sipas vetë lojtarit është jashtë Shqipërisë.
Pak orë pas ndërprerjes së bashkëpunimin me të kuqtë, nëpërmjet një interviste ekskluzive për Newsport.al, Fejzullahi ka zbuluar disa detaje interesante për kohën që ka kaluar te Partizani, marrëdhënien me drejtuesit, tifozët dhe të ardhmen e tij.
– Fejzo jeni larguar nga Partizani. A mund të na tregosh si qëndron e vërteta?
Jam larguar nga Partizani se mendova se ishte mjaft. Kalova 4 vite aty.
– Pse gjithë këto aludime për emrin tënd?
E vërtëta është se vetë kam menduar të largohem pasi dhe ata më ofruan kontratë të mirë.
– Te Partizani sezoni i kaluar ishte për t’u harruar. A mendon se kishte gabime nga drejtuesit?
Sezoni i kaluar ishte një nga vitet më të këqijtë që kalova te Partizani. Ishte ndryshe nga vitet e tjera.
– Mark Iuliano e nisi në menyrën më të keqe të mundshme. Gjithashtu edhe edicioni yt pati probleme dhe s’mundet të aktivizoheshit. A beson se është vepruar gabim me mënyrën se si janë interpretuar situatat nga drejtuesit?
Ishte fat i keq për mua pasi më ndodhi dëmtimi, po rëndësi ka që arrita të kthehem për aq mundësi sa kisha për të ndihmuar klubn. – U largua Ekuban, Torasa, Cetkoviç e më pas Vila, Malota dhe Torasa. A ishte fatale kjo levizje nga drejtuesit?
Levizjet në klub ishin të shumta dhe mendoj se prandaj ndodhën ato luhatje në klub, pasi u bënë edhe shumë ndryshime. Normalisht s’duhet të bëheshin shumë ndryshime, 2-3 maksimumi.
– Tashme ka levizje në klubin e kuq. Skënder Gega është trajneri i ri dhe është shkarkuar Dalipi. Si e komenton këtë lëvizje?
Unë kam respekt për çdo trajner. Me Dalipin kam kaluar 4 vite. Teknikun Gega e kam patur trajner me skuadrën e moshave U-19 dhe U-21 dhe ia kemi kaluar shumë mirë. Kur u bë trajner i skuadrës së parë, më ka marrë në telefon dhe ka patur dëshirë që të kthehem për të ndihmuar atë dhe klubin.
– Batha dhe Kotobelli janë dy të larguarit e parë. Ç’mendon për ta?
Për Bathën dhe Kotobellin mendoj se çdo kush e shikon për veten më të mirën e mundshme, janë zgjidhje personale.
– Herë te Skënderbeu, herë te Kukësi e herë në Zvicer. Ta lëmë “herën”, po na trego ku ke vendosur të vijosh karrierën?
Për karrierën po shikoj zgjidhjen më të mirë, por me shumë mundësi në Zvicër.
– A do t’i thoje “Jo” Tiranës në një ofertë të majme?
Nuk mund ta tradhtoj Partizanin për Tiranën se kam kaluar një periudhë të gjatë dhe shumë emocione aty.
– Lidhja jote me “Guerrilsat” është e afërt. Tanimë që s’je pjesë e Partizanit a ke diçka t’i thuash?
Kam një marrdhënie shumë të mirë me tifozët. Ndihen shumë keq pasi ato e meritojnë një titull kampion, sepse janë të veçantë, na kanë mbështetur në çdo moment. /NEWSPORT.AL/