Fanellën e Milanit në njërën anë, topin e futbollit në anën tjetër, posterat e Maldinit, Nestës të varura në mur dhe zëri i televizorit deri në fund duke trasmetuar live një ndeshje futbolli. Është kjo pamja e dhomës së saj. Deri këtu, mendja do të shkonte tek ndonjë futbollist me ëndrra për të ardhmen apo tek ndonjë dhomë e ndonjë djali milanist. Por sot jo vetëm djemtë janë sportdashës por dhe vajzat e ndjejne po aq futbollin , e kuptojnë po aq dhe emocionohen po kaq.
Po flasim për Dean, vajzën me ëndrra të mëdha dhe pazgjidhshmërisht të lidhura me sportin dhe konkretisht futbollin. Bukuroshja nga Tirana qysh në krye të herës shprehet se e dashuron këtë lojë, ndërsa në Shqipëri është tifoze e të gjitha ekipeve, duke mos veçuar askënd, e as ndonjë futbollist të preferuar, aa veç Maldinit.
Studente e Gazetarisë dhe Komunikimit, Dea duket se ka lindur për në televizion. E çlirët, komunikuese dhe pa komplekset që zakonisht shoqërojnë të rinjtë e sotëm. Për neësport.al, vajza që ka shkelur shumë stadiume në Shqipëri dhe ka ndjekur me dhjetra ndeshje, tregon hapat e saj në dashurinë për futbollin. Fanse e Sara Carbonero, Dea Kozma shpreson që një ditë t’i afrohet botës së medias, ashtu, me këmbnguljen dhe thjeshtësinë që e karakterizon.
– Si lindi pasioni juaj për sportin dhe veçanërisht futbollin?
Pasioni im për sportin dhe për futbollin vecanërisht ka lindur që kur une isha një vajzë e vogël vetëm 7 vjec. Luaja me vëllain dhe shokët e lagjes futboll gati cdo ditë. Isha një qendërmbrojtëse në poziocionin në fushë dhe pse atëherë rëndësia më e madhe ishte të bëhej gol e topi të futej midis atyre dy gurëve që kishim vendosur për të improvizuar sadopak një portë. Shikoja tim vëlla, i cili në darkë, përpara se të flinte, shihte lojtarët e Realit për të mësuar stile, mënyrën e lojës dhë kerkoja dhe une në një farë menyre të beja si ai .
– Dashuria për Milan?
Në atë kohë ka qënë viti 2007 dhe Milani i madh fitoi Champions League në Athinë kundër Liverpoolit në shifrat 2-1 . E mbaj mend si sot sa jam gëzuar, dhe pse ishte ndeshja ime e parë qe shihja, më dukej se nuk do e braktisja kurrë këtë sport. U rrita me frymen e Nestës, Maldinit, Gattusos, Pirlos, Seedorf, Dida e shumë të tjerë. Kishte emra të mëdhenj që shumë shpejt më bënë të dashurohesha përjetësisht mè këtë sport. Në atë kohë babai im më bleu fanellën e parë sportive. Ishte fanella e Shevchenkos me numrin 7 që unë dhe sot e kësaj dite e ruaj si një nga gjërat më të shtrenjta që unë kam.
– E ndieni mbështetjen e familjes për të realizuar ëndrrën që keni?
Familja më ka mbështetur në cdo zgjedhje dhe preferencë timen. Ka qënë babai ai që gjithmonë më merte në stadium për tu rritur me atë atmosferë. Hera e parë në stadium ka për të ngelur gjatë në mendjen time . Ishte në stadiumin “Qemal Stafa” atëhere dhe sot “Air Albania” , luhej derbi i kryeqytetit “Partizani-Tirana “. Ishte hera ime e parë që shihja aq shumë njerez që gezonin,që këndonin, koreografinë e përgatitur në mbështetje të ekipit të zemrës. 90 minuta shprese 90 minuta emocione 90 minuta brohoritje deri në fërshëllimën e fundit nga arbitri.
Ndeshja mbaroi 2-1 në favor të të kuqve por përtej kësaj une isha kaq e lumtur që kisha përjetur nga afër këtë atmosferë të të qënit një tifoze në stadium. Por nga ana tjetër ishte dhe një 7 vjeçare e cila paragjykohej shumë, kur tregonte për deshirën e pasionin e madh që kishte për këtë sport .
– Jeni ndjerë e paragjykuar?
“Ku kuptojnë vajzat nga futbolli?! “,ishte fjalia që më ka shoqëruar prej shumë viteve. Por asnjëhërë nuk hiqja dorë e ta lija në një anë futbollin me idenë se është një sport për djemtë. Aspak! Punova shumë, shihja çdo ndeshje, në televizor ekipet europiane dhe në stadiume ekipet e Superiores e jo vetëm, ndiqja çdo emision sportiv sa u bëra e varuar prej tyre.
Gjërat më vonë nisën të ndryshonin, tanimë nuk isha thjesht një vajzë e paragjykuar për sportin por isha ajo që mund të komentoja cdo ndeshje sporti, isha ajo që me ftonin në stadiume për te parë e për të dhënë mendimin tim lidhur me ndeshjen e zhvilluar apo paraqitjën e tyre në fushë. E ushqeva aq shumë këtë deshirë tek vetja sa sot e kësaj ditë kam zgjedhur dhe profesionin e jetës, gazetarinë sportive e për të tejçuar një mesazh të qartë : “FUTBOLLI NUK NJEH GJINI APO MOSHË, NËSE E KE PASION DIÇKA, PUNO FORT DHE ARRIJE“.
– Si i shihni korret ofenduese në stadiumet shqiptare?
Korret në stadium, ofendimet janë dicka që nuk behen vetëm në vendin tonë, bëhen në cdo vend të botës. Fundja janë ato 90 minuta, ku vllai me vllain behen kundërshtar të përjetshëm, nuk ekziston më lidhja e gjakut por identikfikohen vetem nga fanella që ata mbajnë veshur . Keshtu që per aq kohe sa ofendimet korret mbyllen brenda dyerve të stadiumet sbesoj se perben problem. Ne për fat të mirë nuk kemi pasur probleme të tilla që sherret mes dy tifozerive të vazhdojnë dhe jashtë stadiumit. Futbollisti i preferuar në Shqipëri? Nuk do veçoja, as skuadër sepse e dua futbollin në përgjithësi. Jam tifoze e Milan dhe simpatizoj Maldinin.
– Pezullimi i sportit dhe Coronavirusi?
Po kolojmë të gjithë një situatë të vështirë, që mund të kalohet vetëm me kujdes për veten dhe me durim. Nga ana tjetër, le të behemi pak më optimist dhe të mendojmë për ditët e bukura që na presin sapo e gjitha kjo të mbarojë. Jam e sigurt që pas gjithë kesaj, stadiumet do të mbushen serisht me njerez, sërisht do të kemi spektaklin që dhurohet nga një derbi apo nga dy skuadra rivale për titull. Futbolli para jetës nuk është asgjë por jeta pa futboll nuk është asgjë. Te bëhemi të fortë ! Kjo është një luftë ku secili do japi kontributin e tij për t’u kthyer sërish drejt jetës normale. /Stavro A. Dhimitri/