Elektra Zykaj, basketbollistja e Flamurtarit në një prononcim për newsport.al ka rrëfyer se pse zgjodhi sportin e basketbollit, sa e lumtur ndihet me karrierën që ka bërë deri tani dhe a synon të luajë jashtë Shqipërisë. Basketbollistja bukuroshe ka treguar që ky sport, është i rëndësishëm pasi të ndihmon të mbash trupin në formë.
– Pse zgjodhe basketbollin?
Sporti për mua që e vogel ka zënë një pjesë shumë të madhe të ditës time, gjithashtu dhe të jetës, duke pasur të dy prindërit njohës të mirë të sportit dhe ish sportista. Gjithashtu edhe vëllai im bën që mua t’më hynte në zemër. Basketbolli ka qenë zgjedhja ime si sport se më ka tërhequr gjithmonë.
– E kënaqur për karrierën që ke bërë deri tani?
Mund të them se po. Deri sot kam arritur disa nga objektivat e mia duke pasur katër kampionate të fituar dhe një titull si lojtarja më e mirë e vitit, gjë e cila më shtyn për më tej.
– Sporti është për vajzat e bukura?
Sporti të zbukuron. Sigurisht që është dhe për vajzat e bukura. Të jesh e bukur dhe sportiste e mirë është e mira e mundshme.
– Të ndihmon për të mbajtur trupin në formë?
Sigurisht që të ndihmon të mbash trupin në formë, je pothuajse gjithë vitin në aktivitet fizik gjë e cila të ndihmon në kujdesin tënd për trupin.
– Cila është paga mesatare për një basketbolliste në Shqipëri?
Nuk dua të flas me shifra se nuk është e hijshme, se shumë njerëz ma bëjnë këtë pyetje, por mund të them që është aq sa ti mund të plotesosh disa nga qefet e tua.
– E ke menduar të luash jashtë?
E kam menduar dhe ofertat nuk më kanë munguar, por deri sot ka qenë zgjedhje e imja mos të largohem.
– Po kombëtarja
e femrave, mendon se ka bërë hapa para?
Mendoj se ky vit ka qenë një vit shumë i rëndësishëm për ne duke marrë pjesë në eleminatoret që zhvilluam, duke kaluar rezultatet që ishin të pritshme nga ne, besimi eksperienca që ne kemi marrë nga këto ndeshje kanë ndikuar shumë në kampionatin tonë duke bërë që të kemi një rritje të lehtë të nivelit tonë të basketbollit, duke pasur parasysh që kishim katër vite që nuk merrnim pjesë në asnjë kompeticion.
– Modele apo basketbolliste?
Se kam bërë ndonjëherë modelen e s’besoj se do e bëj. Sigurisht që basketbollin, pavarësisht që më pëlqen shumë fotografia dhe kjo duket nga rrjetet sociale të miat, po që mbetet për aq.