Monday, February 6, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home FITNESS

INTERVISTA/ Nga basketbolli në skenën e fitness-it, rrëfehet 25-vjeçarja me muskuj: Investoni në zakone të shëndetshme, mes pandemisë dhe dëshirës për një trup të bukur

08.09
in FITNESS
Reading Time: 5 mins read
0 0
A A
0
INTERVISTA/ Nga basketbolli në skenën e fitness-it, rrëfehet 25-vjeçarja me muskuj: Investoni në zakone të shëndetshme, mes pandemisë dhe dëshirës për një trup të bukur
Share on FacebookShare on Twitter

Që në vegjëli kishte rënë në sy për tipin e saj të lëvizsshëm, që siç thonë të afërmit e saj, kurrë nuk linte “dy gurë bashkë”. Ndofta i kishte paraprirë të ardhmes, që një ditë të mos lërë dy gira apo shtanga bashkë për dëshirën e madhe për të qenë në majë.

Fjorela Saliko, 25-vjeçarja nga Erseka ka dhënë një intervistë enkas për Newsport.al duke treguar gjithçka pa “doreza”. Fillimet e saj kanë të bëjnë me një sport krejt tjetër siç është basketbolli. E kishte nisur me sportin e koshit, por dalëngadalë veten nisi ta gjente te aerobia dhe fitnessi. Pas përfundimit të arsimit të mesëm, ajo zgjedh Universitetin e Sporteve.

Prej asaj dite e deri më sot ka kontribuar çdo ditë në një mënyrë ose tjetër në fitness që vitet e fundit është shndërruar në trend në shoqërinë tonë. Tashmë është pjesë e stafit të një palestre në kryeqytet. Të gjithë e njohin si njeri të qeshur dhe bashkëpunues, kolegët e thonë hapur se ndihen me fat që punojnë me të.

Pandemia e Coronavirusit goditi çdo hallkë të jetës përfshirë edhe sportin e fitnessit. Çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe? Sa e vështirë ka qenë? Çfarë synimesh vajza me muskuj nga Erseka? Këtë e shumë të tjera mund t’i mësoni në intervistën e mëposhtme.

– Të gjithë mund të të konsiderojnë si zysha, por në fakt sot duam të njohim Fiorelën…
Fillimisht dua t’iu falënderoj për mundësinë e dhënë që të shpreh e të tregoj, me modesti, gjërat që dhe unë di rreth këtij sporti. Është bukur që, veç ndihmës në punën që bëj, ta bëj diçka të tillë edhe përmes medieve për këdo që është i interesuar për një fizik të shëndetshëm.

– Si lindi pasioni për sportin?
Në fëmijëri çdokush është në kërkim për të zbuluar talentin apo pasionin e tij. Pikërisht në atë periudhë më pëlqente të luaja me top. Edhe prindërit e vunë re dëshirën time e në shkollën fillore u aktivizova me një ekip basketbolli. Që prej asaj kohe, nuk e kam ndërprerë në asnjë moment aktivitetin fizik. Vërtetë që jam shumë e lidhur me sportin dhe për mua është pjesë e pandashme e jetës.

– Sa e vështirë është të jesh një sportist/e i disiplinuar i fitnessit?
Si çdo sport, edhe fitnessi do disiplinën e vet. Është diçka bazike, tregon qartë produktivitetin e gjithësecilit. Pa të nuk mund ta quash veten sportist.

– Sot jeni një nga trajneret më të reja në një nga palestrat e kryeqytetit. Pse ke zgjedhur që dijet e tua t’ia injektoje të tjerëve?
Siç e ceka më lart, zgjodha një profesion rreth sportit. E duke qenë se i jam futur fitness-it, pse jo mos t’i vij në ndihmë të gjithë të interesuarëve?

– Ditë pas dite, bota e fitnessit po fiton terren edhe në vendin tonë. A jeni ndjerë ndonjëherë e paragjykuar?
Sporti duhet konsideruar si stil jetese. Dhe pse një vend i vogël, të rinjtë, dita-ditës po sensibilizohen duke i dhënë një rëndësi të madhe shëndetit të tyre. Kjo s’i bën ata të ndihen të paragjykuar, ndërsa personalisht ndihem rehat me fizikun tim.

– Shpesh dëgjojmë, “jo po gjilpëra, jo po ilaçe”, për të gjithë ata ose ato që kanë një fizik të admirueshëm. Mendimi juaj?
Pa dashur të tregoj mendjemadhësi, nga eksperienca ime mund të them me bindje të plotë se një trup i shëndetshëm krijohet nga dëshira dhe vullneti për ta pasur atë. Pyetjet që dëgjojmë janë nga më të shumëllojshmet. Por, çdo sport do mbështetjen e duhur, ashtu edhe fitnessi që 70 përqind e punës e ka në kuzhinë dhe regjim. Unë mendoj se e rëndësishme është që përdorimi i suplementeve të jetë në cilësinë e duhur, më pak rëndësi ka se çfarë zgjedh. Gjithëkush e mbështet stërvitjen e tij në bazë të objektivit personal.

– E gjitha bota dhe veçanërisht Shqipëria po kalon një situatë të pazakontë. Si ka ndikuar pandemia në zhvillimin e këtij sporti?
Duke nisur nga vetja, dështova në realizimin e objektivit të këtij viti për shkak të pandemisë. Po përgatitesha për një kompeticion fitnessi dhe shkaktari kryesor ishte pandemia. Si unë kanë qenë dhe shumë sportistë të tjerë.

– Vijon interesi të jetë i njëjtë apo edhe besnikët e fitnessit kanë “humbur” në këtë periudhë…
Gjatë kohës së karantinës, personat e apasionuar pas sportit nuk hoqën dorë dhe mundën të aktivizoheshin edhe në kushte natyre apo shtëpie. Pas karantinës, palestrat janë hapur dhe mund të them se po i rikthehemi normalitetit.

– Cilat janë planet e tua për të ardhmen?
Dua të rritem më shumë profesionalisht. Ky është synimi fillestar. Kjo është gjithçka që mendoj për momentin.

– Do të mund t’iu shohim ndonjë ditë në skenën e “bodybuilding”-it?
Siç e përmenda dhe më lart, do isha pjesë e një kompeticioni të tillë, por gjendja e jashtëzakonshme që kaluam nuk ma mundësoi një gjë të tillë. Ne momentin e parë që do të jepet mundësia, do të mund të më shihni dhe aty.

– Jeta sentimentale, single apo…?
Single.  

– Biond apo brun?
Për momentin: “I’m fall in love… with gym”. (Qesh)

– Një mesazh të fundit?
Duajeni veten dhe trupin tuaj. Mos vendosni kriter kryesor pamjen e jashtme, por shëndetin tuaj: Investoni në zakone të shëndetshme dhe afatgjata si e vetmja zgjidhje. /Retin TOKA/

Previous Post

VIDEO/ Mbyllen pjesët e para në Bundesligë, Werder i Rashicës në disavantazh

Next Post

VIDEO/ 7 gola vendosin sfidën, Leeds merr tre pikë

Të Lidhura

E MREKULLUESHME/ Një shqiptare shpallet kampione bote në Bodybuilding
FITNESS

E MREKULLUESHME/ Një shqiptare shpallet kampione bote në Bodybuilding

20.10
Kampionë në bodybuilding tregojnë sakrificat: Kur mbaron gara mendon vetëm për ëmbëlsira dhe yndyrna
FITNESS

Kampionë në bodybuilding tregojnë sakrificat: Kur mbaron gara mendon vetëm për ëmbëlsira dhe yndyrna

12.10
14 mijë euro për fituesit, risi në kampionatin e Bodybuilding në Shqipëri
FITNESS

14 mijë euro për fituesit, risi në kampionatin e Bodybuilding në Shqipëri

05.08
Injektonte substancë të ndaluar, ndahet nga jeta 55-vjeçari brazilian
FITNESS

Injektonte substancë të ndaluar, ndahet nga jeta 55-vjeçari brazilian

04.08
Medalje e Artë në Portugali, Marin Meksi shkëlqen në Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste IFBB Pro “Diamond Cup”
FITNESS

Medalje e Artë në Portugali, Marin Meksi shkëlqen në Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste IFBB Pro “Diamond Cup”

08.09
Bodybuilderja shqiptare tregon format dhe muskujt e barkut: Vetëm me mbathje në tualet, lan dhëmbët dhe…
FITNESS

Bodybuilderja shqiptare tregon format dhe muskujt e barkut: Vetëm me mbathje në tualet, lan dhëmbët dhe…

19.04
“Zysha këtu, zysha atje”, njihuni me rekordmenen e atletikës shqiptare që ka zgjedhur të bëjë “telef” nga shtëpitë e tyre të apasionuarit e fitnessit
FITNESS

“Zysha këtu, zysha atje”, njihuni me rekordmenen e atletikës shqiptare që ka zgjedhur të bëjë “telef” nga shtëpitë e tyre të apasionuarit e fitnessit

07.09
Fqinjin e testojnë për CORONAVIRUS, kampionia absolute e Fitnessit në panik: Po më bie të fikët
FITNESS

Fqinjin e testojnë për CORONAVIRUS, kampionia absolute e Fitnessit në panik: Po më bie të fikët

12.04
Load More
Next Post
VIDEO/ 7 gola vendosin sfidën, Leeds merr tre pikë

VIDEO/ 7 gola vendosin sfidën, Leeds merr tre pikë









Të Fundit

“Dëmtimi më rrezikoi karrierën”, Amir RRAHMANI: Napoli luan vetëm për fitore, fokusi te Championsi dhe Scudetto

Lider te Napoli, Rrahmani: Scudetto? Kështu është shumë e lehtë

05.02
VIDEO/ Bayerni “shëtitje” me Wolfsburg edhe me karton të kuq, bavarezët rimarrin kreun

VIDEO/ Bayerni “shëtitje” me Wolfsburg edhe me karton të kuq, bavarezët rimarrin kreun

05.02
“Makthi” i Milanit, Lautaro MARTINEZ: Ky qytet është ZIKALTËR, emocione si në Argjentinë

“Makthi” i Milanit, Lautaro MARTINEZ: Ky qytet është ZIKALTËR, emocione si në Argjentinë

05.02
“Falenderoj shokët e skuadrës”, Asllani feston me shaka: Më shpëtuan pas gabimit në Camp Nou

ZYRTARE/ Fitorja në derbi, Interi blen plotësisht kartonin e Kristjan ASLLANI

05.02
VIDEO/ Barcelona “shtyp” Sevillan dhe “zhduket” +8 nga Real Madrid, hap gjigant drejt titullit

VIDEO/ Barcelona “shtyp” Sevillan dhe “zhduket” +8 nga Real Madrid, hap gjigant drejt titullit

05.02
VIDEO/ Interi fiton sërish në derbi, Milani pa “busull”! Kuqezinjtë “zhduken” në renditje

VIDEO/ Interi fiton sërish në derbi, Milani pa “busull”! Kuqezinjtë “zhduken” në renditje

05.02
“Nëse luajmë si me Erzenin nuk humbasim”, Colella: Kukësi i fortë, ju tregoj mungesat

Colella “zyrtarizon” largimin e yllit: Ka 4 ditë që nuk e shoh, Partizani ka ndryshuar

05.02
Ndizet “Derby della Madonnina”, Inzaghi dhe Pioli gradojnë “luftëtarët” (FORMACIONET ZYRTARE)

Ndizet “Derby della Madonnina”, Inzaghi dhe Pioli gradojnë “luftëtarët” (FORMACIONET ZYRTARE)

05.02

Cila skuadër e Superiores ka më shumë nevojë për merkato në janar për objektivat sezonalë?

View Results

Loading ... Loading ...
Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Newsport.al

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Menu

  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In