E njohur në botën e televizionit, Dasara Karaiskaj tashmë rikthehet edhe në vëmendjen e sportit, pikërisht futbollit. Ajo është e martuar me Damianon, një shtetas italian, ndërsa kanë një vajzë, e cila është me dy kombësi. Por, sot luan Italia dhe Gjermania. Të gjithë mund t’ua priste mendja se do të ishte një shtëpi “puro italiane”, por ndodh e kundërta.
Damiano tifoz i “thekur” i Italisë së tij dhe Dasara në krahun e kundërt, me Gjermaninë. Në mes tyre qëndron vajza, e cila sipas Dasarës i duhet që të bëjë tifo vetëm për Shqipërinë. Megjithatë, përpos detajeve të ndeshjes, personazhi publik na bën me dije dhe disa detaje të tjera në shtëpinë e saj.
-Bashkëshorti Italian, Dasara shqiptare me Gjermaninë. Kush fiton sot në familje?
Sigurisht që Gjermania. Jemi Kampionët e Botës. Pastaj kjo Itali ka qenë surprizë dhe për vet italianët
-Ku do e ndiqni ndeshjen?
Në shtëpi.
-A keni nevojë për një gjyqtar?
Gjyqtarin do të duhet ta bëjë mamaja ime. Po edhe ajo… më shumë është me Gjermaninë. Kemi edhe shtëpinë mbi Ambasadën Gjermane. E sa herë luan Gjermania i shohim të mbushin oborrin si një mini-arenë. Pra… keq e ka burri im.
-Kush humb paguan apo?
Tani që ma çove në mendje ashtu do e bëj. Do paguajë Damiano sepse do fitojë dhe bindshëm madje Gjermania. Mos harro… unë jam gruaja. (qesh)
-Çfarë i keni premtuar njëri-tjetrit?
Ai ka premtuar që do të sillet mirë pa bërë zë fare gjatë ndeshjes. E jo më… të gëzojë për ndonjë gol të mundshëm.
-Statistikat dhe historia anojnë jo nga Gjermania. Të trëmb ky fakt?
Historia është një gjë dhe faktet janë një tjetër. Italia nuk ka qenë kurrë më mirë sesa gjermanët, vetëm me fat. Ky fakt më trembte, por tani jo më.
-Vajza juaj me cilën skuadër do të bëhet tifoze?
Vajzës time dua t’i përcjell tifozerinë për vendin e saj. Ajo ka dy kombësi dhe është e drejtë të bëjë tifo për Shqipërinë. Është e drejtë kështu. Brezi ynë u rrit mbrapsht, sepse as e ëndërronim të kishim Shqipërinë në një kompeticion kaq të madh. Por, faleminderit Zotit që nuk është më një ëndërr.
-Sa perfundon ndeshja sot?
Me fitore të thellë Gjermanisë.