Mire Josa është vendosur në qendër të vëmendjes ditëve të fundit, për largimin e tij nga skuadra e kryeqytetit të Kosovës, Prishtina. Trajneri Josa është i mirënjohur në botën e futbollit shqiptar, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. Në një intervistë të dhënë për Neësport.al, trajneri kryeqytetas foli për situatën e krijuar me klubin e Prishtinës dhe më pas u ndal edhe tek Kategoria Superiore.
Ndër të tjera 56-vjeçari ka folur dhe për merkaton e bërë nga Tirana, por në të njëjtën kohë ka dhënë dhe një koment mbi sezonin e ri në Kategorinë Superiore.
Sezoni i ri, 1 pikë vetëm në dy ndeshje dhe më pas shkarkimi nga ana e klubit të Prishtinës. Ç’mund të na thoni për këtë situatë?
“Për momentin pak më vonë do të takohem me drejtuesit e klubit dhe të flas me ta për çdogjë deri tani smë është komunikuar gjë”.
Karriera juaj ka qenë e fokusuar në kampionatin shqiptar ku dhe keni patur sukses. Si ju duket Superiorja në këtë sezon të ri?
“Unë e ndjek Superioren dhe lëvizjet apo performancat e skuadrave, por është pak herët për të folur. Skuadrat kanë bërë ato lëvizjet normale të tyre, trajner të ri, lojtarë dhe përforcime në merkato”.
Tirana është një nga klubet që ka bërë merkato cilësore këtë verë. Si ju duken bardheblut këtë edicion të ri?
“Nuk e di, por nuk jam unë kompetent për të folur për klubin. Tirana ka bërë lëvizje normale. Ka marrë lojtarë të rinj nga merkato. Tani duken problemet e skuadrave dhe për ecurinë është vetëm fillimi, por nuk mund të flas unë për klubin e Tiranës apo për të tjerët”, përfundoi trajneri Mirel Josa.
/NEWSPORT.AL/