Mauro Icardi u kthye në një çështje serioze këtë verë tek Interi. Shkaku ishte gruaja e tij Wanda Nara. Kjo e fundit detyroi lojtarin që të bëjë zhurmën e merkatos, ndërsa së fundmi është përcaktuar e ardhmja e tij.
Ai nuk do të lëvizë nga Interi, pasi ka firmosur kontratë të re me skuadrën italiane. Argjentinasi u kërkua nga Chelsea, Arsenal dhe Atletico Madrid, por ka rinovuar deri në vitin 2021 me zikaltërit, pasi kontrata e tij skadonte në vitin 2019.
Përpos përfitimit kolosal që sulmuesi do të marrë nga skuadra zikaltër, që bëhet fjalë për 4.5 milionë euro, klauzola e tij është përcaktuar faraonike, 110 milionë euro.