Interi po mendon për të zëvëndësuar Romelu Lukakun. Sulmuesi belg mund të largohet drejt Chelseat, me londinezët që janë gati të ofrojnë deri në 120 milionë euro për të bindur drejtuesit e ekipit nga Milano. Në mënyrë qe te kampionët e Italisë të mos zihen të papërgatitur, 2 janë emrat që po përfliten në korridoret e zyrave të zikaltërve.
I pari është Duvan Zupata. Sulmuesi i Atalantës do ishte i kënaqur nëse do punonte me Inzaghin, e po të njëjtën dëshirë e ka edhe emri i dytë. Bëhet fjalë për Joaquin Correa, lojtar ky i cili e njeh mirë Inzaghin pasi kanë punuar së bashku te Lazio.