Prej disa ditësh drejtuesit e klubit të Interit janë vënë në ndjekje të një supe lojtari. Bëhet fjalë për Sergio Agüeron, që aktualisht është pjesë e Manchester Cityt.
Sot, media britanike “Mirror” ka shkruar, se kalimi i Sergio Agüeros mund të jetë goditja surpriza e Interit gjatë verës. Aktualisht futbollisti nuk po kalon një moment të mirë te Manchester City dhe siç raporton britanikja “Mirror”, kjo ka bërë që argjentinasi të përfundojë në shënjestrën e zikaltërve.
Presidenti i Interit kërkon të bëjë një blerje të bujshme në gusht dhe mund të provojë të sjellë në Milano argjentinasin, që ka kontratë me anglezët deri në vitin 2020.