Interi nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pasi ka siguruar sulmuesi Aleksis Sanchez nga Manchester United, ku mugojnë vetëm detajet e fundit, zikaltërit kërkojnë të sigurojnë shërbimet e Llorente. Sulmuesi spanjoll ka mbyllur aventurën e tij me Tottenham dhe tashmë është një lojtar i lirë.
Conte e dëshiron në skuadër si zëvenësuesin e Lukakut dhe drejtori Marotta po punon për mbylljen e kësaj tratative. Interesimi për lojtarin nuk mungojnë as nga klubet e tjera, por trajneri i Interi mund të luajë një rol kyç pasi e njeh mjaft mirë sulmuesin që nga koha kur ishin pjesë e Juventusit.