Inter dhe Lacio po duelojnë në merkato për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Manchester United Matteo Darmian. 29-vjeçarit italian i skadon kontrata në verën e 2019 dhe në rast se ai nuk dëshiron të vazhdojë karrierën me “Djajtë e Kuq” mund të kthehet në Itali me parametër zero.
Zikaltërit u interesuan për futbollistin gjatë merkatos verore, por United nuk e lejuan transferimin e Darmian.
Ndërkohë, mediat britanike bëjnë me dije se klubi legjendar i futbollit ka hedhur pistën për të blerë mesfushorin e shumëkërkuar të Real Madridit Isco, i cili nuk e duron dot më qëndrimin në stol te kampionët në fuqi të Europës. Por gjasat janë që ai të përfundojë te PSG, e cila është në gjendje t’u përgjigjet kërkesave të “Los Blancos”.