Interi po zhvillon një kampionat të mirë, nën drejtimin e Antonio Conte-s. Tifozi numer një i Interit, Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Teleradiostereo, ku foli për trajnerin aktual të Interit.
”Nuk jam i impresionuar nga afrimi i Contes te Interi. Tani drejtuesit dhe trajnerët janë profesionistë dhe të gatshëm të ndryshojnë ekipet , aty ku ata mund të shprehin cilësitë. Antonio Conte po jep më shumë sesa mund të mendonim. E rëndësishme është që po ben që ekipi të fitojë, pjesa tjetër nuk ka rëndësi” – shprehet Moratti. Pavarsisht viteve që kalojnë, Morattit asnjëherë nuk iu largua dashuria për klubin nga Milano.