Inter ia ka dalë të rikthehet te titulli kampion në Serinë A, pas 11 vitesh pritje. Zikaltërit kanë bërë një sezon të mrekullueshëm, duke triumfuar në fund. Të dielën në program është sfida e fundit në kampionat me Udinesen, në orën 15.00.
Do të jenë 1000 tifozë që do festojnë titullin, së bashku me lojtarët. Jo vetëm kaq, pasi do ketë të tjerë jashtë stadiumit, të cilët do i bashkohen festës. Nuk dihet akoma nëse do ketë grumbullime apo jo, por me siguri te Interi do e mbajnë mend gjatë titullin, pas 1 vitesh të dobëta.