Nesër, do të luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Interesimi i tifozëve për këtë sfidë është tejet i madh teksa prej dy ditësh ka nisur shitja e biletave.
Klubi bardheblu njoftoi mbrëmjen e djeshme se mbështetësit e saj duhet të nxitojnë duke qenë se biletat janë drejt fundit. Për të mësuar numrin zyrtar të shitjeve të tyre, newsport.al kontaktoi kompaninë “blinibileta.com” që menaxhon stadiumin “Selman Stërmasi” për llogari të Tiranës.
“Deri më tani janë shitur 7 mijë bileta, nga 8 mijë e 89 që kanë dalë në shitje. Besoj që brenda ditës së sotme, stadiumi do të jetë “sold-out”, përfundoi zyrtari i kësaj kompanie.
Kujtojmë që ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet nesër në orën 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.