Inter tenton të “blindojë” sulmin. Pas mbërritjes
së Romelu Lukakut, zikaltërit kanë bindur lojtarin tjetër të Manchester United,
Alexis Sanchez.
Kiliani pritet të udhëtojë mbrëmjen e sotme drejt Milanos për tu zyrtarizuar si
një lojtar i Interit të martën. Por, 30 vjeçari nuk do të jetë goditja e vetme
e Marottës për repartin e avancuar. Sipas asaj që shkruan “CorSport”,
Inter po mendon të sigurojë firmën e spanjollit, Fernando Llorente.
Sulmuesi është një lojtar i lirë që prej largimit të tij nga Tottenham Hotspur
dhe Inter do të ishte një mundësi e mirë për të rinisur karrierën. Kujtojmë që 34
vjeçari ka qënë edhe më parë pjesë e Seria A, ku mes sezoneve 2013-2015 shënoi
23 gola në 66 takime me fanellën e Juventusit.
Llorente ka një eksperiencë të madhe, teksa ka mbajtur veshur fanella të rënda,
Barcelona, Athletic Bilbao, Sevilla dhe Sëansea City. Ndërkohë, me kombëtaren e
Spanjës është aktivizuar në 24 takime, ku ka shënuar edhe 7 herë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.