Romelu Lukaku nuk do të jetë fryma e vetme e re në sulmin e Interit. Bomberi belg u prezantua ditën e djeshme në ambientet e klubit zikaltër, ndërkohë që tashmë fokusu është përqendruar te partneri i tij i sulmit.
Me Mauro Icardin jashtë planeve, Conte dhe Marotta po përgatiten për të transferuar në “Giuseppe Meazza”, Paolo Dybalën. Argjentinasi është nxjerr në shitje nga Juventus dhe një shkëmbim kokë më kokë me patriotin e tij do të ishte mëse i pranueshëm.
Por jo vetëm kaq. Inter synon edhe përforcime në mesfushë dhe objektivi i zikaltërve është talenti i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic. Serbi është një emër i lakuar në këtë merkato, por as Reali, dhe as Manchester United e PSG nuk arritën që të bënin për vete 24 vjeçarin.
Tashmë, me ndikimin e Marotta, Inter shpreson se do të bind mesfushorin, i cili është shndërrruar në një lojtar mjaft të rëndësishëm për klubin bardhekaltër. Lazion e do, Igli Tare shpreson shumë, Inter gjithashtu. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.