Vendimi për t’u luajtur derbi në mesditë, ka sjellë pakënaqësi te të dyja tifozeritë.
Për pjesën më të madhe kjo shihet edhe si një lëvizje për tregun aziatik(sidomosd për atë kinez), siç e konfirmon edhe Gazzetta delo Sport.
Në datën 15 prill do të luhet “Derbi i Madoninnës” në orën 12:30, por në Pekin do të mund të shohin këtë derbi në orën 18:30.
Një hap epokal, por edhe i pashmangshëm përpara një Europe gjithmonë e më shumë të përfshirë nga kinezët në futboll. Interi është i Suning, e ndoshta edhe milani së shpejti do të flasë kinezçe. Dy here derby me pak fjale. Do të jenë 333 milionë tifoze kinezë, duke llogaritur numrin e të abonuarve në platformat sportive kineze ÇTV (253.357.000) dhe LeTv (80.000.000), të cilat kanë të drejtën për të transmetuar Serie A atje.
Mbetet per t’u konkuruar Premier League angleze dhe La Liga spanjolle qe prej vitesh janë në qendër të dëshirave të kinezeve:
“E gjitha është çështje të drejtash televizive dhe vizibiliteti, e prandaj ky Derby do kërkohet të bëhet një nga më të shikuarit atje. Me pak fjalë, derby në orën e drekës është një herë e parë historike, pak e çuditshme, por ka nnjë botë të tërë ekonomike nga pas.