Interi është një skuadrat më në formë në Itali. Zikaltërit ndodhen në vendin e dytë në renditje pas humbjes me Juventusin javën e kaluar. Por edhe pse skuadra është në rrugën e duhur, drejtuesit e klubit janë duke menduar që tani për merkaton e ardhshme.
Conte ka kërkuar një zëvendësues për Lukakun, por edhe një mesfushorë të fortë. Nemanja Matic është lojtari i zgjedhur nga trajneri italian dhe mesfushori është në fund të kontratës me Manchester United dhe mund të largohet që në merkaton e janarit. Matic nuk është në planet e trajnerit Solskjaer dhe deri më tani ka luajtur shumë pak minuta me Manchester United.