Serie A zhvillon sot disa nga ndeshjet e aktit të fundit të kampionatit. Atalanta sfidon Interin, në 90 minutëshin që vlen shumë sa i takon vendit të dytë. Zikaltërit e Contes kanë 79 pikë, ndërsa bergamaskët një më pak. Në ”San Paolo”, Napoli ”përplas brirët” me Lazion, ku të dyja ekipet kanë prodhuar gjithmonë rivalitet.
Milani ka siguruar kualifikueset e Europa League dhe luan pa presion përballë Cagliarit. Kampionët e Juventusit ”gjejnë” Romën, me torinezët që do aktivizojnë shumë lojatrë të ri. Se si do shkojë gjithçka, mbetet të shihet.