Inter dhe Barcelona kanë një marrëdhënie të çuditshme më njëra-tjetrën. Teksa pas sfidës në Champions League klubet rritën tensionet me njëra-tjetrën, ku Barcelona i mbylli derën zikaltërve për transferimin e Rakitic, ndërsa zikaltërit ndaluan shkëmbimin e lojtarëve De vrij- Umtiti.
Megjithatë Inter vazhdon të mbajë kontakte me lojtarët e Barcelonës dhe emri që del në skenë është një ish juventin, Arturo Vidal. Kiliani pëlqehet nga Antonio Conte , i cili e kërkoi atë që në verë por nuk u arrit një marrëveshje, ndërsa bëhet e ditur se Inter do të tentoj transferimin e tij në janar.
Mirëpo klubi katalans ka filluar ti japë më shumë hapësirë Vidal i cili ka dhe një statistikë pozitivie me Barcelonën. Në të gjitha ndeshjet që e ka nisur si titullar katalanasit nuk njohin humbje, por kanë arritur 15 fitore dhe 8 barazime.