Inter duket se ka gjetur gjuhën e duhur me lojtarin e Tottenham, Cristian Eriksen. Sipas mediave daneze, lojtari dhe klubi nga Seria A tanimë kanë një marrëveshje për transferimin e 26 vjeçarit në kampionatin italian. Gazeta daneze “Ekstra Bledet”, raporton se palët janë shumë pranë për shifrën e 20 milion eurove.
Nga ana e vet, Tottenham kërkon 30 milion euro, gjë që duket e pamundur nga ana e zikaltërve. Daniel Levy që mban postin e kreut te Spurs nuk dëshiron që një nga talentet e tij të largohet “falas”, duke mos dashur që të dalë pa gjë në verën e 2020, periudhë kur mbaron edhe kontrata e danezit. Diferenca prej 10 milion eurosh pritet të krjojë boshllëqe për tratativat, me Eriksen që e ka zgjedhur tanimë të ardhmen.