Shkëndija e Tetovës dhe KF Feronikeli luajnë ditën e sotme ndeshjet
e rradhës në Europa League.
Kampionët e Kosovës edhe pas një paraqitje të mirë në ndeshjen e kaluar kundër
Slovan Bratislavës nuk shikohen favorit në ndeshjen e ditës së sotme nga
kompania e basteve Bet365 edhe pse luan në shtëpi. Fitorja e Feronikelit
kuotohet me 5, ndërsa barazimi 3.75 dhe fitorja e Bratislavës 1.66
Ndryshe është situata me kuotat në ndeshjen midis Shkëndijës së Tetovës dhe
Dundelange të Luksemburg. Edhe pse skuadra e Tetovës ka humbur ndeshjen parë në
shtëpi më rezultatin 1-2, ditën e sotme nga kompanitë e basteve shihet si
favorite dhe fitorja e tetovarëve kuotohet me 2.3, barazimi me 3.4 dhe fitorja
e Dundelange kuotohet me 3.
Të dyja ndeshjet priten të jenë të luftuara deri në fund dhe ekipet shqiptare
shpresojnë përmbysjen.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.