Mesfushori I Interit, Nicolo Barella la mbrëmë fushën e lojës, pas një dëmtimi në gjurin e djathtë. Lajme të këqija vijnë nga infermieria ku sipas të gjitha gjasave, Interi nuk do e ketë në dispozicion lojtarin deri në vitin 2020.
Futbollisti do i nënshtrohet një operacioni, për të parë më pas se cfarë do ndodhë. Egzmaminimet mjekësore kanë treguar se operacioni është i detyrueshëm. Në momentin kur ekipit të Antonio Conte-s i duhej një mesfushor i tillë, ai dëmtohet.
Në një fushë shumë të keqe si ajo e Torinos, vështirë se mund të dalësh pa dëmtime.Mes Championsit dhe kampionatit, Interi ka një kalendar të ngjeshur .