Edhe pse ishte vetëm takimi i parë i parë i kampionatit në Superligës për këtë sezon, u pa se dhuna dhe incidentet në elitën e futbollit tonë vazhdojnë të jenë një problem që si duket nuk ka për të patur ndonjëherë fund.
Përplasja mes dy tifozerive ka çuar në ndërprejen e ndeshjes mes Skënderbeut dhe Partizanit për gati 16 minuta. Gjithçka nisi në minutën e 76-të të takimit, kohë kur tifozët e Partizanit filluan të hedhin sende të forta në fushën e blertë, situata që çoi në lëndimin e dy stjuarëtve dhe pesë tifozëve në total.
Vetëm pak orë pas këtij incidenti të frikshëm, mësohet se dy stjuartë të pranishëm në stadium, tre tifozë të Partizanit dhe dy të Skënderbeut kanë mbetur të dëmtuar. I çuditshëm është fakti se në polici për të gjithë këtë rrëmujë të krijuar është shoqëruar vetëm një person, ndërkohë që sot pritet të ketë të reja të tjera lidhur me këtë ngjarje të rendë dhe të ripërsëritur në elitën e futbollit tonë.