Ekipi i Ilirisë ndryshe nga disa skuadra të tjera në Kategorinë e Parë po tregohet shumë aktiv në merkato. Pas afrimit të emrave të parë si Florind Taku, Armando Mezini dhe disa futbollistë që janë aktivizuar më parë në ekipe të ndryshme të së Parës, tashmë kanë planifikuar dhe kanë vazhduar bisedimet për afrimet e radhës.
Sipas burimeve pranë skuadrës nga Fushë-Kruja, bëhet me dije se Samet Gjoka, Ruben Danaj, Aurel Dini dhe portieri Prodan Hasani kanë arritur akordin paraprak me drejtuesit e Ilirsë. Me këto afrime, duke pasur dhe bazën nga sezoni i shkuar, skuadra e trajnerit Pëllumb Ziri ka nisur të marrë formë. Priten dhe dy përforcime të tjera dhe Iliria do të konsolidohet për sezonin e ri.