Kam doza të mëdha emocioni, sepse është klubi me më shumë trofe në futbollin shqiptar. Kështu deklaroi Ilir Daja në prezantimin e tij mëngjesin e sotëm, në krah të drejtorit sportiv Olsi Rama, te ekipi I Partizanit. I veshur me këmishë të bardhë, I relaksuar pas pushimeve, Daja foli edhe për paraardhësit.
“Skënderbeu ka pasur sukses në kampionatin shqiptar. Te cdo klub dua të marr maksimumin, këtë do bëj dhe te Partizani. Te cdo klub kam fituar respektin e tifozëve, por edhe të kundërshtarëve. Ky jam unë” tha Ilir Daja, duke dashur në këtë mënyrë që të minimizojë edhe komentet që mund t’i vijnë nga tifozët bardheblu që e kanë shumë përzemër.
“Unë dua që Partizani që ka fituar 16 herë, të vazhdoj dhe këtë sezon” tha ai, duke dashur të dalë te objektivat e klubit.
“Partizani ka pritshmëri maksimale. E dëgjova drejtorin me vëmendje. Do të dalim me objektiv konkret kur të fillojë kampionati. Ky vit ka qenë i paparashikueshëm. Duhet të shprehem mirë në lojë në maksimum. Po t’i marrim gjërat hap pas hapi është më mirë të realizojmë objektivat afatshkurtër para atij afatgjatë”, u shpreh Daja.