Nesër luhet ndeshja e fundit e javës së katërt të Kategorisë Superiore mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, me trajnerin e vlonjatëve Ilir Daja që do përballet me ish-skuadrën e tij.
Për këtë takim priten dhe disa ndryshime në formacionin e kuqezinjve, në një sfidë që pritet të jetë mjaft e nxehtë dhe e luftuar.
Kështu newsport.al ka mësuar nga burime pranë kampit vlonjat se trajneri Daja do të lë nesër në stol Beqajn dhe Allën duke futur në vend të tyre Torasën dhe rumunin Sirghi. Në këtë mënyrë skuadra pritet të jetë më sulmuese, me argjentinasin që do ketë një detyrë të vështirë për të organizuar sulmet në mbrojtjen korçare.