Lionel Messi mbetet një “ikonë” te Barcelona. Sulmuesi aktivizohet në Katalonjë prej vitesh dhe kontributi i dhënë ka qënë i madh. Ekipi spanjoll ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ia dedikon tërësisht atij.
“Nga 2004 deri në 2021. 17 vjet në elitën e futbollit. Ti je unik, Leo” – shkruan Klubi. Lojtari lindi në Rosario por u rrit tek të rinjtë e Barçës, ku u bë pjesë e skuadrës U16 apo edhe U19.
Vetëm në sezonin e fundit, 34 vjeçari ka realizuar 30 gola, në 35 paraqitje në total. As me assiste nuk mbetet mbrapa, pasi ka dhënë pasin e fundit për plot 11 herë. Kohët e fundit është përfolur shumë për një largim, por te Barcelona, si duket, janë të sigurtë që një gjë e tillë nuk do të ndodhë.