Mauro Ikardi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit në sezonet e fundit, me sulmuesin argjentinas që bën diferencën te zikaltërit.
Megjithatë 25-vjeçari duket se nuk e përjashton plotësisht mundësinë e ndonjë aventure jashtë Italisë në të ardhmen. Kjo pasi mediat italiane raportojnë se palët ende nuk kanë nisur bisedime për rinovimin e kontratës, e cila përfshin një klauzolë largimi prej 110 milionë eurosh.
Për momentin nuk ka pasur oferta konkrete në drejtim të lojtarit, por merkatoja e ardhshme pritet të sjellë opsione mjaft joshëse kryesisht nga Spanja ose dhe Anglia.