Mbrojtësi serb i lindur në Mitrovicën kosovare, Milan Bisevac, nuk do të jetë më pjesë e Lazio-s që nga dita e sotme. Drejtori Sportiv i Lazio-s, shqiptari Igli Tare, i ka komunikuar futbollistit serb se nuk mund të vazhdojë karrierën me klubin e Serie A për shkak të fyerjeve raciste që ka bërë kundër Kosovës.
Mësohet se ai ka fyer shtetin më të ri në Europë dhe Botë, kështu që kjo ka qenë e patolerushme, sidomos kur në krye të klubit është një shqiptar. Tare e ka përjashtuar serbin Bisevac për atë që ka thënë në dëm të Kosovës, duke qetësuar situatën, sidomos kur në ekip është dhe kosovari Etrit Berisha.