Ish-futbollisti i Skënderbeut, Blendi Shkëmbi prej disa javësh ka udhëtuar drejt Italisë, ku po zhvillon në kurs intensiv për trajner. Ditën e sotme, Shkëmbi ka bërë një vizitë në zyrën e Drejtorit Sportiv të Lacios, Igli Tare.
Në foton e postuar në “Instagram” nga Shkëmbi, shihet se të dy shqiptarët janë të kënaqur që janë bashkuar edhe pse vetëm për një bisedë apo shkëmbim idesh, pasi në foto Blendi nuk ka vënë asnjë mbishkrim, që mund të linte të kuptohej diçka, lidhur me ndonjë marrëveshje të mundshme.
Fotoja lë të kuptohet, se është thjesht një vizitë normale, ku Shkëmbi ka përfituar nga qëndrimi në Itali për të përshëndetur Taren.