Nisja drejt Mariborit është bërë ditën e djeshme. Flamurtari në udhëtim (on-tour)! Kështu mund ta përkufizojmë udhëtimin e vlonjatëve nga Durrësi në Maribor të Sllovenisë, pasi ata nuk kanë udhëtuar me avion si çdo ekip tjetër, por me autobus duke u sfilitur për 24 orë.
Ky është udhëtimi i dytë i lodhshëm për skuadrën vlonjate brenda pak ditëve, ku udhëtimi për ndeshjen kundër Kërkyrës u zhvillua me autobus dhe me anije udhëtarësh. Çka ishte tepër lodhëse për ta. Tashmë futbollistëve iu duhen disa orë për të marrë veten përpara se të rinisin përgatitjet në Slloveni.
Ky udhëtim nuk është pritur mirë nga e gjithë skuadra, e cila është shprehur e pakënaqur me këtë organzim. Ndërsa ironia më e madhe që bëjnë lojtarët në formë batute është se Sinan Idrizi ka në pronësi firma avionësh udhëtimi dhe skuadrës i vë në dispozicion vetëm autobusë.