Ka përfunduar pjesa e parë mes Tiranës dhe Kukësit me shifrat 1-0. Një gol i Hasanit në minutën e 10 vendosi fatet e 45 minutave të para. Në mikrofonin e “Supersport” ka folur Idriz Batha që e ka cilësuar si një ndeshje inpenjative, duke bërë që bardheblutë të harxhonin energji.
“Duke parë që kaluam në avantazh, harxhuam shumë energji dhe u detyruam të tërhiqeshim për të mbrojtur rezultatin”.