Teuta fitoi në finalen e Kupës së Shqipërisë me rezultatin 2-0. Sot në mëngjes në shtypin e shkruar u publikua një lajm, sipas të cilit ka patur një zënkë pas takimit mes lojtarëve bardheblu, Ngo dhe Batha. Madje, thuhej se situata ksihet agravuar deri në përdorimin e grushteve.
Përgënjështrimi ka qënë i menjëhershëm nga Idi Batha, me anë të një story në Instagram. Ai i quan si diçka të sajuar dhe aspak të vërtetë ato se çka u përfol. Mesfushori pohoi se ndërkohë po merrte medaljen dhe ”inskenime” të tilla nuk ”pijnë ujë”.