Duhej të vinte merkato e verës dhe Tirana të plaste “bombën”: Idi Batha vishet bardheblu. Lojtari që kishte kontribuar për disa vite për rivalin e përjetshëm, Partizanin, zgjodhi të luante për ekipin tjetër të kryeqytetit. Profesionist në fushë, djalë i mrekullueshëm jashtë saj. Në një marrëdhënie të ngushtë me golin, fjalë pak e punë shumë. Shembull për të ardhmen, pikë referimi për të shkuarën. “Mos-kokë çarës” ndaj kritikave, përgjigjet për skeptikët i ka gjithmonë në fushë.
Nëse të gjithë e shihnin si të vështirë marrëdhënien e tij me tifozët bardheblu, Batha vetëm buzëqeshi dhe u mjaftua me fjalët: “Do e shihni”. E në fakt kështu ndodhi… Po e shohim dhe po mrekullohemi teksa ai lufton nga një cep i fushës në tjetrin. I etiketuar dikur si “Pit-Bull” i mesfushës, sot 27-vjeçari është shndërruar në njeriun më të rëndësishëm të organikës së Tiranës. Konkurrencën s’e ka pasur kurrë problem, përkundrazi i ka vënë shpatullat me punën e tij. Nëse tenton ta “gërricësh” për t’i nxjerr ndonjë gjë për familjen bardheblu, shumë shpejt do bëhesh armik i tij. Është e komplikuar marrëdhënia e tij me thashethemet. Atë që ka, të pëlqen apo s’të pëlqen, e plas në fytyrë.
Gjirokastrit, por golat s’i ka kursyer. 1482 minuta në këmbë, 5 gola të shënuar në 17 ndeshje të nisura si titullar. Një “motorr” i vërtetë në mesfushën e Tiranës që ka nxjerrë në pah dhe cilësitë e mrekullueshme të shokëve të tij të skuadrës. Cobinah dhe Celhaka, dy lojtarët bardheblu që kanë befasuar me performancat e tyre. Arsyeja? Në verë pati shkëndija dhe tashmë “fitili” Batha ka ndezur motorrët e mesfushës bardheblu duke arritur të merret vesh me sy mbyllur me shokët e tij.
Idi e bën më së miri “urën lidhëse” mes prapavijës dhe mesit të fushës. Në “flirt” të vazhdueshëm me portën kundërshtare, Tirana ka kuruar “plagën” e mbartur prej vitesh. Nëse do t’i hedhësh një sy të shpejtë një ndeshje të bardhebluve, do të pikasësh një numër 55 në çdo cep të fushës. Kualitetet kanë qenë, 27-vjeçari duket se i ka nxjerrë në pah.
Vetëm 3 veta i besuan: Presidenti Halili, drejtori sportiv Laçi dhe trajneri Ard Mema. I vetëm kundër të gjithë tifozëve të Tiranës, Batha ia doli të fitojë simpatinë e tyre. Po shpërblen me gjuhën një futbollisti besimin e dhënë dhe dalëngadalë po shndërrohet në shtyllën kryesore të 24-herë kampionëve të Shqipërisë. Ju prezantojmë afrimin më të bujshëm të Tiranës, Idi Bathën, njeriun që suksesin e ka të ndërlidhur me veprimin. /R. TOKA/