Pas zyrtarizimit të kalimit të Idi Bathës te Tirana, sot është vetë lojtari tashmë bardheblu që ka njoftuar për fundin e bashkëpunimit me Flamurtarin. Mesfushori i njohur ka falënderime për të gjithë ata që njohu në qytetin e Vlorës. 27-vjeçari duket se ka harruar aventurën e para dy viteve me Partizanin, rivalin e përjetshëm të të kuqve.
Në fundin e postimit, postuar në rrjetet sociale ai shkruan: “Klubi që zgjodha për të shkuar në majën e futbollit shqiptar”. Një mesazh ky indirekt për të kuqtë, që edhe pse kampionë në fuqi, për Bathën Tirana është maja e futbollit shqiptar.
“Miqt e mi, gjej rastin t’ju informoj të gjithëve që këtë vit do të jem pjesë e ekipit të tiranës , 1 aventurë qe mezi pres qe ta filloj, por dua të falenderoj cdo njeri në qytetin e vlorës, sepse pavarsisht problemeve qe kalova aty, kurrë skam për tu penduar që zgjodha vlorën, sepse njoha shokë te mrekullueshëm dhe kush më njeh e di që për mua shokët janë më të rëndësishëm se paratë , faleminderit tifozëve vlonjat që më mbështetën me zemer , faleminderit drejtusëve te klubit , faleminderit të gjithëve.. pooor sfida ime më e madhe fillon tani , me zotin para kam besim tek vetja dhe tek klubi që zgjodha për të shkuar në majën e futbollit shqiptar . Respekte te gjithëve. I.B”, shkruhet në postimin e Idi Bathës.