Armando Broja është një nga lojtarët më të talentuar shqiptar. Sulmuesi kuqezi është pjesë e Chelsea dhe këtë sezon bëri debutimin me ekipin e parë.
Në faqen e tij në Instagram, Broja u është përgjigjur pyetjeve të tifozave, duke zbuluar idhullin e tij, ndenja e debutimit me Chelsean dhe lojtarin më të mirë që ka luajtur te skuadra angleze.
“Debutimi me Chelsea ishte ndjesia më e mirë në botë. Idhulli im është Ronaldo Fenomi, por tani më pëlqen CR7 për punën dhe mënyrën e lojës. Hazard është lojtari më e i mirë që kam luajtur te Chelsea”, ishin disa nga përgjigjet e Brojës për fansat.