Nderim Nexhipi është larguar dje përfundimisht nga kampi dibran. Fantazisti 32-vjeçar ka zgjidhur kontratën me konsensus me drejtuesit e klubit të Korabit dhe tashmë është një lojtar i lirë.
Ai ka lëshuar një sinjal të fortë për drejtuesit e Partizanit, ekipi të cilit Nexhipi kërkon t’i bashkohet pas largimit nga Korabi. Një gjë të tillë nuk e ka mohuar as presidenti i klubit të kuq, Gaz Demi, por ai e ka lënë zgjedhjen në dorë të trajnerit Starova, që do të vendosë nëse do të afrojë 32 vjeçarin në ekip.
Kujtojmë që Nderim Nexhipi u afrua te dibranët në këtë merkato verore, megjithatë fantazisti nuk luajti në pozicionin e tij natyral duke bërë që shpesh herë të mos ishte në formën optimale. Me fanellën e skuadrës së Korabit, idhulli i tifozërisë së Partizanit arriti të shënonte vetëm 1 gol.