Sapo ka përfunduar takimi mes Barcelonës dhe Napolit, me rezultatin 3-1. Goli i parë u shënua nga Lenglet në minutën e 10-të. 13 minuta më pas, Messi bën atë që di të bëjë më mirë, duke dyfishuar shifrat.I tre-ti por jo më pak i rëndësishmi vjen nga Suarez në të 45-tën, me penallti. Golin e vetëm për italianët në këtë fraksion e shënoi me penallti Insigne (45′).
Në pjesën e dytë, Napoli provon të reagoi por e ka gati të pamundur. Kështu, Barcelona vazhdon më tej ”ëndrrën” europiane.
Formacionet:
BARCELONA (4-3-3): Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Alba; Sergi Roberto, De Jong, Rakitic; Messi, Suarez, Griezmann.
NAPOLI (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Fabian, Demme, Zielinski; Callejon, Mertens, Insigne