Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit ofron 6 milionë euro kompesim dhe 50% të imazhit të Icardit, por lojtari kërkon 7 dhe një super klauzolë. Propozimi i zikaltërve është që të shitet 45 milionë dhe 2 milionë euro të ketë më tepër bonus, por nuk mjafton. Napolitanët tashmë janë gati që të hedhin në qarukillim një tjetër plan.
Oferta – Napoli ka vënë në shërbim të kampitenit të Interit 6 milionë euro si dhe kompesimin me 50% të së drejtës së imazhit dhe 100 milionë euro klauzolë shitjeje. Napoli ndodhet nën presion, pasi Icardi iu ka shkelur syrin, por Interi ende thotë jo. Oferta e re e De Laurentiis nuk ka shërbyer për të marrë lojtarin nga shoqëria zikaltër