Kanë përfunduar 10 sfidat e Ligue 1, të cilat startuan në orën 20:45.
PSG ka fituar lehtë ndaj Amiens në shtëpi me rezultatin 4-1, duke marrë fitoren e 5 radhazi duke përfshirë edhe kupat. Mbappe arriti të bënte dopitë, ndërsa për të plotësuar “pokerin” menduan Neymar dhe Icardi me nga një gol secili. Në vendin e dytë vjen Marseja e cila është -7 pikë nga PSG, pasi arriti të fitonte ndaj Nimes në Velodrome me rezultatin 3-1. Gjithashtu edhe Rennes e vendit të tretë arriti të fitonte ndaj Bordeaux me rezultatin 1-0. Golin e fitores e shënoi ish sulmuesi i Milanit Niang.
Rezultatet e tjera: Monaco – Lille 5-1, Nantes – Angers 1-2, Reims – Lyon 1-1, Montpellier – Brest 4-0. Dijon – Metz 2-2, Nice – Toulouse 3-0 dhe Strasbourg – Saint Etienne 2-1.