Mauro Icardi ka lënë menjëherë Argjentinën dhe është rikthyer në Milano për të vazhduar stërvitjen me Interin. Ai është njohur me ndryshimet e fundit në klub, ndërsa është prezantuar edhe në stërvitjen e parë për sezonin 2016-2017. Ai flet për qëllimet e skuadrës së tij, ndërsa dëshiron Champions-in vitin tjetër.
“Fryma me të cilën fillojmë punën është e njëjtë për çdo sezon të ri, do të bëjmë më të mirën, u-në jam i bindur te drejtuesit e rinj. Ata do ta trajtojnë skuadrën si Moratti dhe Tohir. Qëllimi ynë është gjithnjë që të kthehemi të luajmë në Champions League, pasi Inter është një nga ekipet më të mëdha në botë dhe e meriton atë. Ishim shumë afër vitin e kaluar, por tani duam të bëjmë gjëra më të mëdha”.
“Përgjegjësia për mua është më e madhe, sepse po zëvendësoj Zanettin si kapiten dhe jam krenar për këtë Në këtë moment presim sa më shumë tifozë që të na vijnë të na mbështesin. Futbolli pa tifozë nuk vlen asgjë, ndaj i thërras të na mbështesin”, tha ai në deklaratën për mediat zikaltër.