Antonio Conte, trajneri i Interit, në konferencën për mediat, është shprehur ndër të tjera edhe në lidhje me çështjen e Mauro Icardit. Tekniku ka theksuar se për të është marrë vendimi nga ana e klubit dhe ai nuk ka asnjë kundërshtim.
“Icardi? Unë kam shumë respekt për të gjithë. Nga ana ime nuk ka asnjë ndërprerje. Ne po punojmë mirë dhe nuk ka ndonjë situatë shqetësuese. Po punojmë mirë, në mënyrë serioze. Ju e dini të gjithë se çfarë vendimi është marrë nga ana e klubit dhe nga ana ime nuk ka asnjë kundërshtim në lidhje me këtë çështje”, është shprehur Antonio Conte.
Kujtojmë se Juventusi është një skuadër shumë e interesuar për të marrë shërbimet e Icardit, mirëpo gjithçka mbetet për t’u parë deri në fundin e merkatos se çfarë do të ndodhë.