Mauro Icardi ështe kthyer me skuadrën dhe ka arritur të luajë në dy ndeshjet e fundit për Interin. Por, gjë e tillë nuk i largon zërat e merkatos dhe një largim të mundshëm të tij në fund të sezonit. Sipas asaj që raporton “AS” në Spanjë, Real Madrid kërkon një zëvendësues për Benzeman dhe Icardi shihet si alternativa më e mundshme për t’u afruar.
Drejtuesit madrilen janë duke menduar për t’i ofruar rreth 60 milion euro skuadrës zikaltër për të lënë të lirë sulmuesin argjentinas. Tashmë topi do të kalojë në dorën e Interit për të vendosur të ardhmen e Icardit pasi pas tij është dhe Juventus.