Rikthimi i Ibrahimovic në Itali tashmë është tema më e diskutuar. Sulmuesi suedez pritet të kthehet në Europa pas aventurës në Amerikë, por ende enigmë mbetet klubi. Zërat më të shumtë janë për një rikthim tek klubi i Milanit. Mbi fjalët e hapura për Rai Sport foli ish drejtori teknik i kuqezinjve Adriano Galliani.
“Unë kam një rregull kur shet një kompani nuk duhet të flasësh më për atë kompani. Por unë mbetem një tifoz i Milanit. Rikthimi i Ibrahimovic për mua do të ishte shumë romantike.Nëse do të rikthehej në ekipe të tjera ai do ta pasuronte kampionatin italian, ashuti siç bëri Cristiano Ronaldo”, u shpreh Adriano Galliani.