Milan do të luajë nesër sfidën e javës së 9-të të Serie A në shtëpi ndaj Bologna. Kuqezinjtë vijnë në këtë takim pas 3 fitoreve radhazi në kampionat e do të kërkojnë të marrin 3 pikëshin e radhës për të harruar humbjen në Champions League. Trajneri Stefani Pioli do të ketë sërish shumë mungesa për shkak dëmtimesh dhe covid-19.
Braim Diaz, Theo Hernandez janë akoma të infektuar, ndërsa Maignan, Messias, Florenzi, Rebic, Kessie dhe Pellgri janë të dëmtuar e nuk do të grumbullohen për këtë sfidë. Lajmi i mirë për Milanin është rikthimi në formë i Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez do ta nisë këtë ndeshje nga minuta e parë, ndërsa Giroud do të ulet në stol.
Formacioni i mundshëm: Milan (4-2-3-1) : Tatarusanu; Kalabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Toure; Tonali, Bennacer; Castillejo, Krunic, Leao; Ibrahimovic.